Motosport

Covid-19, Rossi: Tërheqja? Do ishte e shëmtuar të ikja kështu

Bllokimi i aktiviteteve për shkak të koronavirusit po krijon probleme të mëdha për të gjithë botën e sportit, por veçanërisht për Valentino Rossin. Garat e para të sezonit të MotoGP do të shërbenin për të vendosur se çfarë të bënte në vitin 2021: të tërhiqet apo të vazhdojë me Yamaha në skuadrën Petronas? Një vendim që tani legjenda e motoçiklizmit duhet ta marrë në errësirë.

“Jam në një situatë të vështirë. Siç kam thënë më parë, opsioni im fillestar është të vazhdoj sepse jam i motivuar dhe kam dëshirë, por më parë duhet të kuptoj nivelin tim sepse kam vuajtur shumë në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, shumë herë isha i ngadaltë “, ka thënë italiani në një intervistë të dyfishtë me shokun e skuadrës Maverick Vinales.

Çfarë duhet të bëj? “Edhe nëse jemi optimistë mund të rifillojmë vetëm në gjysmën e dytë të vitit, shpresojmë në gusht, por unë duhet të vendos më herët. Dua të vazhdoj, por më duhet të vendos pa garuar. Sigurisht nuk është momenti më i mirë për të hequr dorë, mund edhe të mos garojmë. Do të ishte më e drejtë të bëja edhe një sezon e pastaj të tërhiqem. E përsëris, dua të vazhdoj” përfundoi Valentino.

“Sipas mendimit tim do të duheshin 5 ose 6 gara për të kuptuar nëse me stafin e ri dhe disa ndryshime në ekip, do të jem ende në formë. Problemi është se nuk ka gara, kështu që do të më duhet të vendos përpara se të fillojë kampionati. “


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë