Motosport

Hamilton mohon zërat për kalimin e tij te Ferrari

“Nuk ëndërroj asnjë skuderi tjetër”, kështu Lewis Hamilton ka mohuar se dëshiron të largohet nga Mercedes në fund të 2020. Piloti britanik është një nga pilotët më të mirë në skadencë këtë vit, por pavarësisht se rinovimi me skuderinë kampione bote po vonon, ai siguron se dëshiron të qëndrojë. “Nuk ëndërroj një skuadër tjetër. Unë jam tashmë në një skuderi ëndrrash – deklaroi Hamilton, përmes profilit të tij në Instagram – Nuk ka asgjë që nuk shkon, e nuk po kërkoj të largohem. Jam me personat që më kanë ndihmuar që nga dita e parë”.

Një deklaratë besnikërie e shoqëruar vlerësime për skuderinë Mercedes: “Mercedes është skuadra më e mirë për çdo pilot”. Fjalët e britanikut pasojnë thashethemet nga skuderia e kuqe, sipas të cilave ëndrrat e kampionit të botës, për tu transferuar në Maranello, janë zbehur nga Sebastian Vettel, tashmë shumë pranë rinovimit me Ferrarin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë