Dy mjekë kinezë, që u shtruan në gjendje të rëndë që në muajin janar për shkak të Covid-19 mbetën të habitur me ngjyrën që u kishte marrë lëkura pasi u përmendën në fillim të prillit.
Doktorët Yi Fan dhe Hu Ueifeng, që të dy 42 vjeç u infektuan me koronavirusin e në spitalin shtetëror të Uhanit, teksa trajtonin pacientët. Në fillim të shkurtit, gjendja e tyre u rëndua dhe ata u shtruan vetë në gjendje të rëndë në spital.
Ngjyra jonormale e lëkurës së tyre, sipas mjekëve që u kujdesën gjatë periudhës së gjatë të terapisë intensive të tyre është shkaktuar nga dëmtimi i mëlçisë nga koronavirusi i ri.
Yi dhe Hu janë kolegë me mjekun Li Uenliang, i cili ishte i pari që denoncoi përmes videove të postuara në rrjetet sociale shpërthimin e epidemisë në Kinë. Për këtë ai u ndëshkuar, ndërkohë që pasi u infektua vetë me Covid-19, ndërroi jetë më 7 shkurt.
Të dy mjekët që i shpëtuan virusit kanë qëndruar në aparatura mbështetëse të jetës, të njohura si ECMO, të cilat janë pajisje që kryejnë procedurën e pompimit të oksigjenit në gjak kur ky proces nuk mund të kryhet nga mushkëritë dhe zemra. Yi qëndroi për 39 ditë në këtë pajisje, ndërsa Hu për 99 ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






