Sociale

Me 19 raste të reja, shkon 494 numri i të infektuarve. Vdes 90-vjeçari, gjithsej 25 viktima

Një pacient 90-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv. Ai vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni, ndërkohë që 19 raste të reja janë shtuar në numrin e të prekurve. Zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakaçolli njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 3 pacientë të tjerë dhe numri i të shëruarve në total është 251. Sipas Rakaçollit numri i të shëruarve ka kaluar numrin e pacientëve aktiv.
“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë. Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qëndrueshëm të rasteve në spital Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë,” deklaroi Rakaçolli.
Ndërsa shpërndarja gjeografike vijon:

  • Tiranë 237 raste
  • Durrës 42 raste
  • Lushnje 6 raste
  • Elbasan 16 raste
  • Fier 32 raste
  • Kavajë 8 raste
  • Rrogozhinë 4 raste
  • Korçë 18 raste
  • Vlorë 5 raste
  • Shkodër 71 raste
  • Lezhë 14 raste
  • Berat 2 rast
  • Has 13 raste
  • Krujë 7 raste
  • Tropojë 4 raste
  • Pukë 5 raste
  • Mirditë 3 raste
  • Kukës 6 rast

Rakaçolli bëri thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e distancimit social.
“Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40,” tha zëvendës-ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë