Moti

Temperaturat do të mbeten të ulëta deri në fundjavë

Në orët e para të mëngjesit moti u shoqërua me reshje shiu, por dhe borë në zonat malore, Pasditja pritet të sjellë përmirësim të motit, por temperaturat do të vijojnë të mbeten të ulëta kryesisht në mëngjes. Nesër moti do të dominohet nga kthjellimet.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore -1-16 gradë celsius
Në zonat e ulëta 5- 21gradë celsius
Në zonat bregdetare 7-20 gradë celsius.
Deri në fundjavë do të na shoqëroje mot i qëndrueshëm. Temperaturat do fillojnë të rriten serish (pas fundjavës) deri në 28 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë