Besimtarët katolikë në të gjithë botën kremtojnë sonte festën e Pashkës, një prej festave më të rëndësishme në kalendarin katolik. Por përhapja e koronavirusit po detyron mbajtjen e meshave pa besimtarë.
Situata e krijuar nga koronavirusi ka ndryshuar edhe ritet fetare, për këtë arsye ceremonitë dhe mesazhi do të transmetohen LIVE në rrjetet sociale.
Për herë të parë prej rikthimit të lirisë së besimit në Shqipëri, kishat katolike nuk do hapin dyert për besimtarët.
Janë ditë të vështira për të gjithë, por përfaqësuesit e Kishës thonë se kanë nxitur besimtarët të respektojnë rregullat dhe të luten nga shtëpia.
Edhe kisha e “Shna Ndout”, në vendin tonë për herë të parë pas mbylljes në kohën e komunizmit është e boshatisur.
Besimtarët e vetëm që e frekuentojnë këtë vend të shenjtë janë qytetarë të Laçit, por në numër të vogël ndryshe nga herët e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




