Njerez

Shërohet 90-vjeçarja nga Hasi, Nënë Nifja mposht koronavirusin

Një 90-vjeçare nga Hasi ka mposhtur sot koronavirusin dhe ka lënë sot Spitalin Infektiv.

Lajmi është bërë i ditur kryeministri Edi Rama, i cili i uron të moshuarës jetë të gjatë. Edhe pse në një moshë të madhe Nënë Nifja u tregua një luftëtare e zonja, për të mposhtur koronavirusin dhe t’i rikthehet jetës së saj pranë nipërve, mbesave dhe njerëzve të dashur.

“Nonë Nifja nga Hasi, plot 90 vjeç, u shërua. Tani edhe 120 të paktën o non, se 100 nuk bohet llaf”, shkruan Rama në Facebook.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në vendin tonë ka shkuar tanimë në 183, duke u rënditur e dyta pas Sllovenisë për numrin më të lartë të të shëruarve në rajon.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë