Drejtori i përgjithshëm dhe përgjegjësi sportiv i projektit të Formula 1, Ross Brawn, konfirmon që sezoni 2020 do të nisë me shumë mundësi në Europë, me dyer të mbyllura, për shkak të emergjencës koronavirus. “Udhëtimi i skuadrave, udhëtimi për të gjithë subjektet e përfshira do të jetë një nga problemet e mëdha – ka deklaruar drejtuesi britanik për Sky Sports Uk. -Vizioni ynë është me shumë mundësi një nisje në Europë me dyer të mbyllura”.

“Mund të kemi një ambient shumë të mbyllur, skuadrat do të futen me një charter, do të kanalizohen në cirkuit, do sigurohemi që të gjithë të jenë të testuar, e që nuk do të ketë risk për askënd” ka shtuar ai. Pas shtyrjes së GP të Kanadasë, gara e fundit (e nënta) e shtyrë ose anuluar për shkak të virusit, drejtuesit e F1 po punojnë me promotorët për të krijuar një kalendar të ri. Brawn ka pranuar se dëshira e Formula 1 është të nisin garat sa më shpejt – për ti dhënë fansave argëtim në kohë të vështira – edhe pse kjo do të thotë të zhvillosh disa evente pa tifozë. “Të zhvillosh një garë pa spektatorë nuk është e bukur, por është më mirë se të mos garosh fare – ka shpjeguar Brawn -. Duhet të kujtojmë se janë miliona persona që ndjekin sportin ulur në shtëpi. Shumë prej tyre janë të izoluar e të arrish të mbash gjallë sportin, ta praktikosh atë e të zbavitësh njerëzit do të ishte një avantazh i madh në këtë krizë”.
Nëse sezoni duhet të nisë në korrik, ish-drejtori teknik i Ferrari hipotezon një Botëror me 18-19 GP. “Nëse do të ishim në gjendje të nisim në fillim të korrikut, kemi studiuar logjistikën e mund të bëjmë një sezon me 19 gara. Do të ishte e vështirë sepse i bie të bëjmë tre gara radhazi, në fundjavë e lirë, tre javë të tjera gare e një fundjavë e lirë. Minimumi i garave për tu zhvilluar për të quajtur të vlefshëm një kampionat botëror sipas Statutit të FIA është me 8 gara, një numër i arritshëm nëse sezoni nis brenda tetorit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




