Botërori i Formula 1 2020 nuk do të nisë as në Kanada në fundjavën e 12 dhe 14 qershorit: Grand Prix i Montreal është shtyrë zyrtarisht deri në një datë të pacaktuar për shkak të emergjencës koronavirus. Chase Carey, CEO i Formula 1, ka komentuar: “Vendimi është marrë për shëndetin e të gjithëve: do të kthehemi të garojmë në Kanada para fundit të vitit”. Tani sezoni pritet të nisë në Le Castellet në 28 qershor, por GP i Francës gjithashtu është në rrezik të madh.
Kjo është gara e nëntë e sezonit që është anuluar ose shtyrë dhe i shtohet garave në Australi, Bahrain, Kinë, Vietnam, Montekarlo, Holandë dhe Azerbajxhan.
“Kjo shtyrje nuk ishte një vendim i lehtë. Në muajin e fundit kemi qenë në kontakt konstant me Formula 1 e me përfaqësuesit e qytetit të Montreal, të Tourism Montreal dhe të qeverive provinciale dhe federale. Kemi dëgjuar direktivat që vinin nga funksionarët e shëndetit publik dhe si rezultat i pandemisë Covid-19 po ndjekim udhëzimet e ekspertëve dhe autoriteteve”.- thuhet në deklaratën zyrtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.