Motosport

F1, McLaren skuderia e parë që shkurton pagat

Koronavirus nuk kursen as botën e pasur të Formula 1. Pas anulimit të 8 Grand Prix të para të sezonit, McLaren duhet të nxitojë për të mbuluar humbjet dhe bëhet e para skuadra e parë që shkurton pagat.

Skuderia britanike ka lënë pushim një pjesë të afro 900 punonjësve, të tjerët kanë një periudhë pushimi prej tre muajsh, ndërsa ata që mbeten në shërbim do të kenë ulje të pagave të tyre. Edhe pilotët Carlo Sainz dhe Lando Norris gjithashtu do të reduktojnë pagesën, në të njëjtën përqindje me të gjithë punonjësve të tjerë.

Skuderia ka bërë të ditur se këto masa janë pjesë e një plani “për të siguruar që punonjësit mund të kthehen në punë ndërsa ekonomia rimëkëmbet” pasi të kalojë pandemia. Sipas BBC, CEO i McLaren, Zak Brown i ka informuar ekipet e tjera të F1 në lidhje me vendimet e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë