Njerez

Mjekët shqiptarë në Itali nuk po shërbejnë, nuk kanë dokument që tregon aftësitë e tyre

Tridhjetë mjekë dhe infermierë shqiptarë mbërritën në Brescia, por ata nuk mund të fillojnë punë menjëherë.
“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor, prania e personelit të specializuar për kujdesin intensiv. Ata nuk janë të pajisur me një dokument që vërteton aftësinë e tyre dhe duhet të bëjnë një provim, brenda ditës për të kuptuar se ku do të drejtohen ata,” thotë menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Brescia, Gianmarco Trivelli.
Shqiptarët mezi presin të veprojnë dhe deri më tani kanë vizituar Spitalet Civile. Ata janë vendosur në një hotel afër spitalit dhe janë shprehur për mediat italiane se kjo përvojë do t’i shërbeje edhe për vendin e tyre. Ndër të tera ata janë shprehur se Italia është shtëpia e tyre dhe kanë një dëshirë të madhe të ndihmojë kolegët e tyre.
Ndërkohë, 15 mjekët polakë mbërritën në Itali këtë pasdite . Mediat bëjnë me dije se ata janë specialistë të kujdesit intensiv dhe anestezistë, të ndarë në tre ekipe për shërbimin e urgjencës. Polakët do të japin ndihmën e tyre në spitalin e Brescia, ku situata për momentin është më kritike dhe që vazhdon të regjistrojë numrin më të lartë të pacientëve të infektuar.
Bota ka ndaluar dhe më shumë se 40 për qind e popullsisë së botës janë mbyllur në shtëpitë e tyre, për të luftuar pandeminë e koronavirusit. Ndërkohë që, Europa përballet ende me një numër të madh viktimash, Shtet e Bashkuara është vendi me numrin më të madh të personave të infektuar./La Republica/


Copyright © Gazeta “Si”


0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Më Shumë