Njerez

Plani i një stilisteje flokësh që biznesi i saj t’i rezistojë COVID-19

Koronavirusi i ri ka izoluar të gjithë botën dhe pasojat më të mëdha po i marrim në humbje njerëzish dhe në ekonomi. Në këtë kohë të vështirë, një sallon bukurie në Nju Jork ka gjetur mënyrën se si të mbijetojë. Maddisen Maxwell , pronarja e sallonit tregon se gjatë recesionit që vendi përjetoi në vitin 2008, ajo pati shumë vështirësi të ngrinte biznesin e saj përsëri, gjithashtu një herë tjetër, një fugon i madh u përplas me dyqanin e saj, duke bërë që biznesi i saj të mbyllej për muaj të tërë ndërsa bëheshin riparimet e duhura.


Ndërsa pandemia e koronavirusit është më stresuese për të se sa sprovat e mëparshme, por 41 vjeçarja shprehet se nuk do të lejojë të fundoset biznesi i saj.
“Është e qartë se nuk mund të rregullojmë flokët në mënyrë virtuale. Por ne po përpiqemi të zbulojmë se cilat pjesë të biznesit tonë të shfaqen në internet,” tha Maxwell në një intervistë, për gazetën “The Wall Street Journal”
Të enjten, një javë pasi mbylli sallonin e saj dhe nuk kishte më vizita, Maxwell e ktheu atë në një studio. Ajo vendosi në mur një letër murale gri, përballë vendosi disa dita dhe IPhon-in e saj e përdori si aparat fotografik, për të xhiruar një video, duke treguar si mund të mirëmbahen flokët kaçurrela dhe në vend të flokëve të një personi ajo përdori një manekinë.

Maxwell, ka 20 vite që punon si stiliste flokësh dhe tashmë po shpreson që me videot e saj, të cilat i cilëson të domosdoshme për klientët të fitojë sado pak. Shumica e klientëve të saj janë afrikano-amerikanë, të cilët duhet të rregullojnë flokët e tyre duke i bërë vetë.
Zonja Maxwell filloi të ndjejë disa javë më parë se do të kishte kërkesë për shërbime jashtë sallonit. Para se të përkeqësohej pandemia, disa gra po i kërkonin asaj që t’i vizitonte në shtëpi. Javën e kaluar, i gjithë qyteti u mbyll dhe për rrjellojë duheshin mbyllur përkohësisht për të parandaluar përhapjen e virusit. Megjithatë, klientët ende kanë nevojë për të rregulluar flokët e tyre. Bazuar në reagimet e klientëve Maxwell ofron konsultime 30 minuta në FaceTime për 50 dollarë për ata që duan ndihmë ndërsa lyejnë dhe stilojnë flokët e tyre në shtëpi.
Përveç kësaj gjëje, ajo është duke shitur produkte online, si shampo dhe maska për flokët, për rreth 150 dollarë. Maxwell ka ende shumë probleme për të zgjidhur dhe ndër to mbeten edhe punonjësit, të cilët mbanin shpresa tek puna e tyre dhe ajo shpreson t’i paguajë ata, përpara se të stimulohen me ndonjë shumë nga qeveria.
"Ishte mënyra e vetme për ne që të vazhdojmë përpara," tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë