Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës që ka në rendin e ditës mocionin ndaj qeverisë së Albin Kurtit.
Mocioni i propozuar nga aleatja qeverisëse e Vetëvendosjes, Lidhja Demokratike e Kosovës, vjen pas përplasjeve mes krerëve të partive rreth heqjes totale të tarifës 100 për qind për mallrat nga Serbia. Përplasjet kulmuan edhe pas vendimit të kryeministrit për të shkarkuar përfaqësuesin e LDK-së nga detyra e ministrit të Brendshëm.
Kryeministri Kurti këmbëngul që kjo të ndodhë gradualisht, ndërsa LDK-ja kërkon shfuqizimin e menjëhershëm. Kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, organizatat joqeveritare dhe një sërë selish diplomatike kanë bërë thirrje të mos përkrahet rrëzimi i kabinetit në kushtet kur vendi përballet me një sfidë shëndetësore siç është përhapja e koronavirusit.
Opozita por edhe ambasada amerikane në vend janë shprehur në favor të mocionit, duke e parë atë si një detyrë kushtetuese që duhet respektuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.