Jete & Stil

Gjërat që nuk duhet t’i publikoni në rrjetet sociale

Platformat e ndryshme dhe komunikimi online  në jetën tonë është kthyer tashmë në domosdoshmëri.

Megjithatë, ndonëse jemi  të afeksionuar pas këtyre rrjeteve sociale, të cilat na ofrojnë mundësi komunikimi,  shkëmbim informacionesh, lajmet me të fundit, informacione rreth miqve tanë , pavarësisht sa larg ndodhen, duhet të keni parasysh një rregull kur bëheni pjesë e tyre.

Publikimi i disa të dhënave tuaja personale mund të jetë i rrezikshëm.

Data e lindjes

Data e plotë e lindjes suaj është një fakt që nuk duhet që të publikohet në këto rrjete sociale. Është e ndaluar për arsye se shumë njerëz ende e kanë shprehi që këta numra t’i përdorin si fjalëkalime për kartela të bankës apo raste të tjera. Hackers-at e dinë tashmë këtë gjë, dhe nganjëherë nuk u duhet mund i madh që t’u gjejnë gjëra personale, e t’i keqpërdorin ato.

Numrin e telefonit- Asnjëherë mos e publikoni numrin tuaj të telefonit në rrjete sociale, sado që keni menduar se një ditë do të ju kontaktoj dikush i rëndësishëm apo se njerëzit do ta përdorin numrin vetëm nëse u nevojitet. Një gjë e tillë mund t’u sjell probleme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë