Njerez

Koronavirusi rriti divorcet, çiftet në Kinë qëndruan shumë kohë bashkë në izolim

Shkalla e divorcit në Kinë është rritur ndjeshëm sepse çiftet po kalojnë shumë kohë së bashku në shtëpi gjatë izolimit të koronavirusit.
Sipas zyrave të regjistrave në të gjithë vendin, rreth 300 çifte kanë caktuar ditën e divorcit në gjykatë që prej 24 shkurtit. Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga Lu Shijun, menaxheri i një regjistri martese në Dazhou, në provincën e Sichuan në Kinën jug-perëndimore.
Sociologët atje mendojnë se rritja e menjëhershme e kërkesave për divorc mund të shkaktohet nga fakti se partnerët kanë kaluar shumë kohë me njëri tjetrin në karantinë.

“Shkalla e divorcit është rritur në krahasim me kohën kur nuk kishte shpërthyer koronavirusi. Të rinjtë po kalojnë shumë kohë në shtëpi dhe hynë në konflikt edhe për gjërat më të vogla, duke bërë kështu që të ndahen,” tha Lu.
Një faktor tjetër që numri i divorceve mund të jetë i lartë është edhe fakti se aplikimet janë të vonuara, për shkak të mbylljes së zyrave, për gati një muaj nga epidemia e koronavirusit. Për shembull. Një zyrë qarku mori 14 kërkesa për divorc brenda një dite, duke kaluar edhe kufirin që është përcaktuar nga këshilli vendor, sipas autoriteteve.

Shkencëtarët kanë kohë që debatojnë nëse koha e tepër që kalojnë çiftet së bashku është e dobishme për ta. Një studim në vitin 2018 zbuloi se çiftet që kishin bashkëjetuar përpara se të martoheshin, kishin më pak gjasa të divorcoheshin më pas, në krahasim me çiftet që nuk e kishin bërë këtë hap. Nivelet e larta të divorcit u shfaqën pasi njerëzit jetojnë me bashkëshortët e tyre pesë ose gjashtë vjet.
Ndërsa një tjetër hulumtim tregoi se të jetuarit së bashku mund të mbrojë çiftet nga divorci. Tashmë 2 kontinente janë në karantinë për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri. /Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë