Qeveria britanike do i’u ofrojë bizneseve kredi në 5 milion paund, shtyrje të maturimeve të kredive në tre muaj dhe asnjë normë interesi për t’u paguar nga pub-et dhe restorantet për një vit.
Ky vendim i dhënë nga kryeministri Boris Johnson dhe i ideuar nga kancelari Rishi Sunak që zë si shumë gati 15% të GDP-së Britanike shihet si i domosdoshëm për ekonominë e vëndit. Madje kryeminstri dhe kancelari janë shprehur në një komunikatë për median se do të bëjnë ç’të jetë e mundur që ekonomia të vazhdojë të ecë.

Në lidhje me programin z Sunak shprehet se nga paketa e shpëtimi të ekonomisë angleze prej 330 miliardë paund është parashikuar një grant në para prej 25000 paund për secilin biznes. Gjithashtu bizneset që operojnë në sektorët e shitjes me shumicë, të akomodomit dhe argëtimit nuk do të paguajnë norma interesi të kësaj kredie e do i’u falen për një vit.
Z. Sunak gjithashtu pohoi se ato biznese që nuk do të kenë mundësi të nisin të paguajnë këstet e kredisë fill pas marrjes së borxhit do i’u jepet mundësia që t’i nisin pagesat pas 3 muajsh. “Dhë nëse kërkesa për nëvojë likuiditeti rezulton të jetë më e madhe se 330 miliardë paund ne do të ofrojmë e më tepër, aq sa do i nevojitet tregut”, shton kancelari.
Ky financim i madh i qeverisë vjen pas ndihmës financiare prej 850 miliardë dollarë që qeveria amerikane planifikoi të ofrojë për qytetarët e saj, duke përfshirë këtu masa si shtyrje të pagesave të taksave, rritje të fondit të pagesave për leje pune, rritje të fondit për emergjenca ushqimore dhe dhënia e një çeku prej 1000 dollarësh për ta ndihmuar ekonominë e për t’a mbajtur atë në lëvizje.
Vendimi për izolimin e vëndit nga kryeministri i dhënë dje ka shfaqur panik midis bizneseve dhe frikëra se miliona njerëz mund të mbeten të papunë. Ndërkohë të vetëpunësuarit dhe ata që janë pjesë e ekonomisë “gig” shprehen se do t’a kenë të vështirë për të punuar e të kenë të ardhura të mjaftueshme.
Shefi i zyrës për buxhetin (Office for Budget Responsibility) z. Robert Chote ka sygjeruar që firmat të paguhen në mënyrë që ato të mund të shmangin barrat e taksave vendore e kombëtare.

Po masa të këtilla ndihmuese për ekonominë ka deklaruar dhe presidenti i Francës Emanuel Macron. Në një deklaratë për shtypin ai konfirmoi fondin prej 300 miliardë paundësh në luftën ndaj impaktit negativ ekonomik të Covid-19. Kjo sipas presidentit të Francës do bëjë të mundur që asnjë biznes në Francë të falimentojë gjatë kësaj krize.
Ndërsa në ShBA ka pasur e nga ata politikanë që kishin dhënë mendimin për të patur “para nga qielli” (helicopter money) ku shuma të caktuara parash do i’u jepeshin në dorë njerëzve për t’a mbajtur ekonominë në lëvizje.
Kryeministri i Anglisë Boris Johnson në një konferencë historike natën e mbrëmshme ka bërë me dije për publikun se përhapja e Covid-19 në Angli tashmë ishte në një fazë rritjeje të shpejtë e vëcanërisht në Londër ku është konstatuar një fluks i madh i rasteve të konfirmuara me virus brenda një periudhe të shkurtër. Në konferncën për shtyp z. Johnson tha se çdokush duhet të shmangë vajtjen nëpër restorante, lokale, kinema e udhëtime jashtë zonës së tij të banimit. Ai gjithashtu e pranoi se këto masa shtrënguese mund të vazhdojnë për plot 12 javë apo më tepër.
Familjet duhet të izolohen për 2 javë nëse një person prej tyre shfaq shenja të Covid-19. Gjithashtu njerëzit e moshuar duhet të shmangin të dalurën patjetër qoftë e për ushqime pasi ata janë kategoria më e riskuar nga ky virus.
Por ndryshe nga New York-u e vënde të tjera të botës në të cilat lokalet e restorantet janë urdhëruar të mbyllen pas orës 8 mbasdite lokale. Z. Johnson u shpreh se ai do t’ia lejë në dorë Britanikëve për t’i ndjekur udhëzimet e tij.
Z. Johnson gjithashtu tha se nuk do i urdhëronte shkollat të mbylleshin pasi sipas tij kjo do t’a përkeqësonte gjëndjen.
Teksa numri i të vdekurve nga koronavirusi ka kulmuar me 55 në Angli kryeministri e përsëriti disa herë udhëzimin e tij përgjatë fjalimit që “tani është koha për çdokënd të ndalojë kontaktin jo-esencial me të tjerët. Ne duhet të nisin të punojmë nga shtëpia atëherë kur është e mundur si dhe të shmangim vajtjen nëpër vënde ku zakonisht mblidhen njerëz si lokale, klube, teatro, dhe hapësira të tjera në të cilat njerëzit zakonisht mblidhen e rrin afër njëri-tjetrit.
Ndërkohë në Francë, ndryshe nga Anglia, është dhënë urdhër që të gjithë dyqanet, restorantet dhe bizneset, që nuk e kanë të domsdoshme të rrijnë hapur, të mbyllen. E kjo u realizua e me ndihmën e forcave ligjzbatuese. Presidenti Emanuel Macron mbrëmë në një konferencë për shtyp i ka siguruar qytetarët se asnjë biznes nuk ka për të falimentuar nga masat e marra. Gjithashtu i’u bëri thirrje qytetarëve të rrijnë në shtëpi e të dalin veçse nëse e kanë të domosdoshme të dalin jashtë shtëpisë së tyre si në rastet kur i’u duhet të marrin ushqime, barna mjekësore, kanë punë shumë të rëndësishme për të bërë si dhe i’u duhet të ushtrohen fizikisht për të mbajtur trupin në formë.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje