Jemi mësuar që frutat si molla, dardha, pjeshka apo rrushi, t’i hamë bashkë me lëkurën, por për kivin kishit menduar ndonjëherë që është më mirë të konsumohet bashkë me lëvozhgën?
Lëkura e kivit ka vlera ushqyese më shumë se vetë tuli i kësaj frute, thonë studimet.
Cilat janë përfitimet e të ngrënit kivi me gjithë lëkurë?
Kaliumi që gjendet me shumicë tek lëkura e kivit mund të rregullojë nivelin e hormoneve, presionin e gjakut dhe funksionin e enëve të gjakut. Kivi dhe lëkura e tij është e pasur me antioksidantë të fuqishëm, flavonoids, të cilat janë substanca kimike që gjenden tek frutat me ngjyra të gjalla dhe kanë veti anti-alergjike, anti-kancerogjene dhe anti-inflamatore.
Lëkura e kivit mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe është e pasur me vitamina A, C dhe E.
Nëse ju duket e pamundur të hani lëkurën e kivit, mënyra më e mirë është që frutin ta shtrydhni me lëkurë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.