Njerez

Ronaldo zemërartë, konverton hotelet e tij në Portugali në spitale

Në luftën kundër koronavirusit ka zbritur në “fushë” edhe Kristiano Ronaldo. Portugezi ka bërë një gjest human për të ndihmuar shëndetësinë e vendit të tij për të përballuar këtë situatë emergjence.

Sipas spanjolles “Marca”, CR7 ka vendosur që hotelet e tij në Portugali të bëhen spitale. Këto hotele mund të përdoren falas për të infektuarit nga Covid-19. Gjithashtu, mjekët, infermierët dhe i gjithë personeli do të paguhen nga Kristiano Ronaldo, i cili është treguar shumë zemërgjerë në këtë situatë.

Ronaldo ka vënë në dispozicion dy hotelet e mëdhenj “Pestana CR7 Lisboa” dhe “Pestana CR7 Funchal”. Nga Madeira, ku shkoi menjëherë pas ndeshjes me Interin, CR7 po jep kontributin e tij në këtë betejë të fortë kundër Koronavirusit. Një kontribut i çmuar dhe konkret për të ndihmuar popullin e tij në një moment shumë të vështirë. Me spitalet në kolaps, çdo ndihmë për të shtuar numrin e shtretërve dhe kurat ndaj të sëmurëve është e rëndësishme për të shpëtuar jetën e njerëzve të infektuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë