Sekretari Britanik i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, Matthew John David Hancock, ka kërkuar tre milion vullnetarë për të forcuar Shërbimin Shëndetësor Kombëtar, për të luftuar koronavirusin e ri. Vullnetarët do të heqin dorë nga koha e tyre për të mbështetur stafin e kujdesit shëndetësor nëpër spitale, shtëpi pleqsh dhe qendra komunitare në të gjithë vendin. Autoritetet britanike deklaruan se vullnetarët do të jenë masa mbrojtëse dhe do të mund të referohen edhe për punë, pasi ata do të lënë punën e tyre kryesorë përkohësisht, për të ndihmuar sistemin shëndetësor dhe shoqëror për pandeminë që është përhapur.
Hancock këmbënguli se qeveria duhet të bëjnë gjithçka që ka në fuqi, për të përmirësuar shpërthimin e Covid-19 dhe përcaktoi plane të përfshira në legjislacionin e urgjencës për t’u marrë me ndikimin e virusit.
Projekt-ligji, i cili ka të ngjarë të kalojë në Parlament deri në fund të muajit, pritet të përfshijë edhe masa të tjera që qeveria ka marrë. Koronavirusi i ri ka infektuar shumë njerëz në mbarë botën dhe ka marrë mijëra jetë njerëzit. Intensiteti i kësaj sëmundje vijon të mbetet i lartë dhe qeveritë kudo në botë, po përpiqen të rrisin agresivitetin e masave për t parandaluar përhapjen e COVID-19.

Për shembull, një djalosh 17 vjeç nga Londra, arriti të krijojë një grup vullnetarët për të ofruar ndihmë qeverisë në çfarëdolloj mënyre. Me anë të policisë ai arriti të organizojë një Task-force Vullnetarësh.
“Kam lexuar se mosha jonë është më imune nga koronavirusi, kështu që është e drejtë që ne të ndihmojë. Unë mendoj se shumë njerëz janë të gatshëm të jenë vullnetarë dhe shpresoj që grupi ynë të ndihmojë ata që kanë vërtetë nevojë,” tha ai.
Ndërsa në një qytet tjetër, Susan Connolly një sipërmarrëse maketi, po shërben ushqime falas për grupet që kanë nevojë, duke ia dërguar në shtëpi ushqimet me në të vullnetarëve.
“Padyshim që nuk është një kohë për të fituar para. Duhet të ndihmojmë vërtet komunitetin dhe të bashkohemi për të parë se çfarë mund të bëjmë,” është shprehur ajo.
Gjithashtu edhe influencierja italiane Chiarra Ferragni dhe burri i saj, kanë mbledhur miliona euro për njësitë e kujdesit intensiv të koronavirusit. Ata i mblodhën fondet përmes faqes së tyre të përbashkët “GoFundMe, The Ferragnez”, në emër të Spitalit San Raffaele të Milanos. Shqiptarja Dua Lipa dhe personalitete të tjerë si Mia Khalifa dhe dhjetëra influencues italiane, kanë dhënë donacione dhe kanë inkurajuar njerëzit të ndihmojë sado pak në këtë situatë. Edhe në Dublin të Irlandës mijëra vullnetarë, kanë mbajtur të hapura restorantet dhe të pajisur me masa mbrojtëse gatuajnë dhe iu dërgojnë ushqime personave që janë në vetë-karantinim.

Virusi i ri, deri më tani ka infektuar rrej 113.000 njerëz në të gjithë botën dhe rezultoi në më shumë se 4.000 vdekje. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve ndodhën në Kinën kontinentale, ku fillimisht u shfaq shpërthimit, por shkalla e infeksionit u ngadalësua atje dhe situata po përshkallëzohet në vende të tjera.
Autoritetet britanike kanë shpjeguar se vullnetarizmi në këto ditë është një ndër gjërat më të mira që mund të bëjmë, në mënyrë që të evitojmë daljet e shumta të njerëzve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje