Njerez

Video/ Apeli i fëmijëve italianë: Ruajuni nga Koronavirusi, rri në shtëpi, nuk ka vaksinë

Disa fëmijë që jetojnë në Itali kanë gjetur mënyrën më të mirë për t’i bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin rrugëve. Ata i kanë ndryshuar tekstin të këngës së grupit italian Richi e Poveri, të titulluar ” Sarà perché ti amo”. Dy djem e dy vajza i kërkojnë që kenë kujdes. “Çfarë konfuzioni?Përse nuk dalim? Ka një motiv të mirë, është Koronavirusi dhe ngjitës e për këtë nuk dalim. Jeta është e bukur edhe në katin e dytë, kujt po i bëhet vonë, ne në shtëpi qëndrojmë”, thuhet në tekstin e këngës që këndojnë fëmijët.
Një gjetje që mbase i shërben dhe për të sensibilizuar njerëzit që në Itali i është dhënë apeli që të zbatojnë rregullat të mos dalin shtëpitë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë