Lajme

Boshatisen autobusët në kryeqytet (fotogaleri)

Mbyllja e institucioneve arsimore dhe ndalimi i aktiviteteve publike, pas mbërritjes së koronavirusit ka zbehur qarkullimin e njerëzve, gjë e cila është reflektuar edhe në transportin urban në kryeqytet.

Në këto foto të siguruara nga Gazeta “Si”, autobusi është pothuajse bosh, nuk ka studentë apo nxënës për të shkuar në shkollë.

Ndërkohë, qytetarët kanë vazhduar të marrin masa paraprake për një rrezik të mundshëm, e siç shihet në këto foto edhe fatorino ka vënë maskë dhe ka veshur doreza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë