Lajme

Silva Bino e ISHP: Nuk ka të infektuar. 60% e testimeve në Tiranë, po zgjerojmë hartën

Specialistja e ISHP, Silva Bino, në deklaratën për situatën në Shqiëpri sa i takon koronavirusit është shprehur se nuk kemi asnjë person të prekur.

Bino bëri me dije se janë forcuar masat, si dhe po zgjerohet harta e testimeve, pasi deri më tani 60% e rasteve të testuara janë në Tiranë.  

“Po testojmë vetëm persona, të cilët kanë histori udhëtimi dhe shenja respiratore. Po hetojmë dhe raste që kanë shenja respiratore akute, që kërkojnë hospitalizim. Ky është një zgjerim dhe nuk ka lidhje me ndonjë udhëtim. Ky është një zgjerim i personave që do të testojmë. Në mënyrë që të rrisim gamën e personave që të gjurmojmë dhe kontaktet. Rastet e testuara kanë qenë 60 % nga Tirana, më pas renditet Durrësi, Vlora, Fieri, nga Shkodra, Elbasani e Lushnja, rrethet e tjerë në një numër më të pakët, pra kemi shpërndarje në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Bino.

Po ashtu specialistja e ISHP-së theksoi se vendi ynë ka kapacitet për ekzaminimet, duke shtuar se janë përmirësuar protokollet e menaxhimit.

“Për diagnozën kemi kapacitete në laboratorin e ISHP ku kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, ku s’kemi pasur mostër pozitive. Kemi rritur edhe numrin e mostrave nga një pacient, që të rrisim sigurinë e laboratorit në lidhje me testimin dhe besueshmërinë e popullatës. Ju e keni marrë lajmin e karantinës, ku ne i kemi përcaktuar, vetëkarantina, që lidhet me disa elementë të personave që duhet të kenë kushtet e duhura e karantina qeveritare për ata që do shihet e nevojshme e s’kanë mundësi ta kryejnë vetë karantinën. Përsëris masat e higjienës se përveç masave që marrim ne kemi shumë nevojë, jo vetëm tani por ndoshta edhe kur të izolojmë rastet e para për bashkëpunimin e publikut, për të zbatuar masat higjieno-sanitare”, nënvizoi ndër të tjera Bino.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë