Përhapja e epidemisë së koronavirusit në Britaninë e Madhe ka alarmuar prej ditësh qytetarët, të cilët po përballen jo vetëm me rrezikun e infektimit por edhe mungesën e maskave.
Duke pasur parasysh përhapjen e shpejtë të koronavirusit, ishte e pashmangshme që disa njerëz të fotografoheshin me maska qesharake për t’u mbrojtur nga virusi.

Njerëz që kanë vendosur në kokë bidonë qumështi, kuti plastike apo çanta janë fotografuar vazhdimisht në rrjetet sociale duke pushtuar rrjetet sociale.
Duke qenë se shumicës së njerëzve u thuhet se virusi ka aftësinë të mbijetojë gjatë jashtë trupit të njeriut, ata po kërkojnë masa të dëshpëruara.

Mediat në Britani shkruajnë se shumë prova që sugjerojnë se maskat popullore funksionojnë, por kjo nuk i ka ndalur qytetarët të shfaqen me “maska” nga më të çuditshmet.
Megjithatë, mungesa e maskave është një problem që ka prekur tanimë mbarë botën, kështu që njerëzit janë detyruar të dalin me zgjedhje kreative.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)
















Lini një Përgjigje