Njerez

Koronavirusi, pse duhet të flasin specialistët? Një leksion nga Jurgen Klop

Në kohë krizash e periudhash të vështira për njerëzimin nuk duhet të flasi kushdo, por specialistë. Ky është mësimi që na dhuron trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop.

Gjermani u pyet nga gazetarët në fund të takimit që skuadra e tij pati me Çelsin në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi, se çfarë mendimi kishte për këtë situatë dhe si mund të ndikonte kjo tek skuadra e tij. Pyetja e habiti.

“Ajo që nuk më pëlqen është se për një çështje kaq serioze kërkohet mendimi i një trajneri futbollit. Nuk e kuptoj, por meqënëse pyete po të them se edhe ti je në të njëjtin pozicion si unë. Nuk është me rëndësi që të flasin njerëzit e famshëm në këtë periudhë. Nuk duhet të flasin njerëzit me zero njohuri si unë. Është koha që të flasin specialistët që t’u shpjegojnë njerëzve që të bëjnë këtë apo atë, jo trajnerët e futbollit. Politika, koronavirusi, pse unë? Unë vendos një kapele bejsbolli dhe kam një mjekër të shëmtuar dhe jam po aq i shqetësuar sa të gjithë të tjerët që jetojnë në këtë planet dhe mendimi im për koronavirusin nuk ka pikë rëndësie”, deklaroi trajneri i “The Reds”.

Ndërkohë trajneri i Çelsit, Frank Lampard e mori më seriozisht të njëjtën pyetje.

“Si trajner po, si baba po, si bashkëshort po! Mendoj që jemi të gjithë në të njëjtën varkë dhe për këtë duhet të shqetësohemi”, tha ai.

Në Angli nuk ka asnjë plan për të pezulluar futbollin për momentin, ndërsa Federata thotë se është gati që të zhvillojë takimet pas tifozë nëse vendoset ndalimi i tubimeve për shkak të një emergjence të mundshme nga koronavirusi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë