Frikës se infektimit nga koronavirusi nuk i ka shpëtuar as Papa Françesku, i cili ndodhet prej ditësh se në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Pasi anuloi meshat për dy ditë radhazi, për herë të parë në papatin e tij, Ati i Shenjtë mësohet se ka bërë analizat për të parë nëse ishte infektuar me koronavirus. Gazeta italiane “Il Messaggero” shkruan se Papa ka rezultuar negativ nga koronavirusi dhe se sipas të gjitha gjasave, ka ftohje të rëndë.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se ai nuk kishte asnjë koment për këto raporte. Udhëheqësi 83-vjeçar i Kishës Katolike ka rrëfyer se kishte hequr një pjesë të një mushkërie për shkak të një sëmundjeje të rëndë, dekada më parë. Ai gjithashtu anuloi shumicën e takimeve përgjatë javës së kaluar.
Papa Françesku duhej të merrte pjesë në një takime zyrtarë të vjetër të Vatikanit në një rezidencë të Kishës në jug të Romës. Por në një njoftim surprizë disa orë më parë, ai tha se do ta ndiqte takimit nga vendbanimi i tij në Vatikan për shkak të problemeve shëndetësore.
Papa është sëmure në një kohë kur Italia po lufton me shpërthimin më të madh të koronavirusit në Europë.
Numri i të vdekurve në Itali u rrit në 52 të martën nga 34 që ishte një ditë më parë dhe numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vendin më të prekur në Europë është tanimë mbi 2,000.

90,428 persona janë konfirmuar deri tani si të infektuar, ndërsa 3121 të tjerë kanë humbur jetën. Vendi me më shumë viktima (2.945 të vdekur) dhe të infektuar (80.114) është Kina, e ndjekur më pas nga Koreja e Jugut, Italia dhe Irani.
Virusi është përhapur në 71 vende deri tani. Më poshtë keni një listë të vendeve ku janë konfirmuar persona të infektuar, si dhe viktima. Lista e vendeve i’u informon me të dhënat më të fundit mbi përhapjen e koronavirusit.
Rastet e konfirmuara:
- Kina- 80.114
- Koreja e Jugut- 4,335
- Itali- 2.036
- Iran- 1,501
- Të tjerë- 705
- Japoni- 274
- Francë- 191
- Gjermani- 159
- Spanjë- 120
- Singapor- 108
- SH.B.A- 102
- Hong Kong- 100
- Kuvajti- 56
- Bahreini- 49
- Tajlandë- 43
- Zvicër- 42
- Tajvan- 41
- MB- 40
- Australi- 30
- Malajzi- 29
- Kanada- 27
- Irak- 26
- Norvegji- 25
- Emiratet e Bashkuara Arabe- 21
- Hollandë- 18
- Austri- 18
- Vietnami- 16
- Suedi- 15
- Liban- 13
- Izraeli- 10
- Makau- 10
- Belgjikë- 8
- San Marino- 8
- Kroaci- 7
- Greqi- 7
- Ekuador- 6
- Islandë- 6
- Oman- 6
- Finlandë- 6
- Meksikë- 5
- Indi- 5
- Danimarka- 4
- Pakistan- 4
- Katar- 3
- Republika Czecheke- 3
- Gjeorgji- 3
- Algjeria- 3
- Filipine- 3
- Rusia- 3
- Rumani- 3
- Azerbajxhani- 3
- Indonezi- 2
- Brazili- 2
- Portugalia- 2
- Egjipt- 2
- Afganistan- 1
- Nepal- 1
- Lituania- 1
- Kamboxhia- 1
- Andorra- 1
- Arabia Saudite- 1
- Irlandë- 1
- Nigeri- 1
- Senegal- 1
- Armenia- 1
- Republika Dominikane- 1
- Estoni- 1
- Maqedonia e Veriut- 1
- Marok- 1
- Luksemburg- 1
- Monako- 1
- Bjellorusi- 1
- Zelanda e Re- 1
- Letoni- 1
- Sri Lanka- 1
- Të vdekur- gjithsej 3121
- Kinë-2.945 vdekje
- Iran- 66 vdekje
- Itali- 52 vdekje
- Korea e jugut- 28 vdekje
- Japoni- 12 vdekje
- SHBA- 6 vdekje
- Francë- 3 vdekje
- Australi- 1 vdekje
- Mongolia e brendshme- 1 vdekje
- Filipinet- 1 vdekje
- Tajvan- 1 vdekje
- Tajlandë- 1 vdekje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




