Ngjarje

Koronavirusi, Basha apel qeverisë: Shtoni kontrollin në pikat kufitare

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të rrisë masat serioze për kontrollin në pikat kufitare, pas alarmit në Itali ku deri më tani ka pasur dy të vdekur nga prekja e virusit vdekjeprurës, Koronavirus.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kryedemokrati shkruan se “për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga Koronavirus, ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme”.
“Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shprehet Basha më tej.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1231504820302942209


Opozita ka ngritur shqetësimin se qeveria nuk po merr masat e duhura për kontrollet në pikat kufitare. Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia me anë të një deklarate për median theksoi se ministria nuk mund të luftojë koronavirusin duke plotësuar formularin. “Në mbledhjen e sotme të Task- Forcës ende flitet për forcime masash në kufi për pasagjerët që vijnë nga vendet endemike, masa te cilat deri tani janë pothuaj inekzistente. Por me situatën në shtetin fqinj koncepti i vendeve endemike bie totalisht. Nuk di çfarë quan masa në kufi ministrja, por kurrsesi disa pyetje që u bëhen udhëtarëve nga policët që kanë një formular për ta plotësuar në rast dyshimi, nuk janë masa. Ndërkohe asnjë transparencë publike për mungesat thelbësore në pajisjen e personelit shëndetësore me mjete mbrojtëse të posaçme”, u shpreh Spahiu.
Edhe ish-deputeti Tritan Shehu thekson se situata për Shqipërinë sa i përket marrjes së masave është akoma më keq, pasi në qoftë se janë të detyruar te fshehin mos ekzistencën e strukturave, fondeve, strategjive, përfshi dhe karantinën mbas një “sekreti” antikushtetues.
“Në fund të fundit ato struktura imagjinare mund të duhet te vihen në prove edhe sot a nesër, gjë që pavarësisht se asneje nuk dëshiron, përsëri mund të ndodhë. E vërteta duhet thëne qartë sido që të jetë, masat duhen marrë transparente e me gjithëpërfshirje, Italia e Greqia janë shume afër e të gatshme për të na asistuar në shkallë të gjerë”, shprehet ish-ministri Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë