Shkon në 88 numri i ndeshjeve të kampionateve amatore, të shtyra në Lombardi për shkak të situatës kritike të vendosur nga koronavirus. Komiteti rajonal i Ligës Diletante ka vendosur të shtyjë 40 ndeshje të kampionateve të ndryshme. I njëjti fat edhe për disa ndeshje në voley në Serie B.
Stop për basketbollin e futbollin edhe në Piacenza. Prefektura, me një urdhëresë të lëshuar në mbrëmjen e djeshme në lidhje me emergjencën e koronavirus, ka urdhëruar ndalimin e të gjithë aktiviteteve sportive të parashikuara në fundjavë. Në mënyrë të veçantë, ndeshja e Lega Pro mes Piacenza e Sambenedettese, ato të serie D mes Fiorenzuola e Lentigione dhe ndeshja e basketbollit mes Bakery Piacenza e Jesi, e vlefshme për kampionatin e Serie B (grupi C). Janë pezulluar gjithashtu edhe ngjarjet e tjera sportive diletante e jo kompetitive. Federata Italiane e Volejbollit, duke pasur parasysh evoluimin e situatës që lidhet me koronavirusin në disa zona të Italisë, vendosi pezullimin e Kampionatit Kombëtar.
Janë gjithsej 42 ndeshje, për momentin, në futbollin diletant në Lombardi, të pezulluara për shkak të emergjencës nga koronavirus, nga 502 në program për tu zhvilluar në fundjavë. Klubet kanë kohë deri nesër në 12 për të kërkuar shtyrje të tjera: situata, theksohet nga Liga Amatore, është në zhvillim, e skuadra të tjera me lojtarë që vijnë nga zonat e izolimit, drejtues, teknikë apo futbollistë, mund ta kenë të vështirë të arrijnë në vendin e ndeshjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.