Politike

Balla me delegacionin e KiE: Meta të dekretojë datën për Shkodrën, Durrësin dhe Vorën

Në përfundim të takimit me delegacionin e KiE, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Soicialiste, Taulant Balla ka deklaruar se kanë disktuar për organet e qeverisjees vendore, të cilat sipas tij kanë përmirësuar shërbimet.

Balla u shpreh se presidenti Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve për Shkodrën, Durrësin dhe Vorës pas përfundimit të emergjencës civile në dy bashkitë e fundit.

Disktuam për organet e qeverisjees vendore, të cila kanë përmirësuar shërbimet. Pjese e diskutimit ka qëne dhe fakti se për 3 kryebashkiakë mandate ka mbaruar. Folëm dhe për situatën e Durrësit dhe Vorës. I kushtuam vëmendje bashkisë së Shkodrës.Duam që Durrësi, Shkodra e Vora të kenë kryetarë bashkie. Për Durrësin dhe Vorën jemi në kushte të vështira.  Presidenti Meta duhet të dekretojë datën për Durrësin. 30 qershori datë kushtetuese, zgjedhjet janë kushtetuese dhe të gjitha organet janë ligjore dhe të vijojnë punën për një mandat 4-vjeçar. Zgjedhjet janë në qershor të 2021, vendore në 2023”- tha Balla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë