Lajme

Arsimi, Nikolla përplaset me Vokshin

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është thirrur sot në një dëgjesë në Komisionin e Medias dhe Edukimit në lidhje me projektligjin për arsimin parauniversitar.

Por që në nisje të mbledhjes kanë nisur debatet mes ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi.

Në mbledhjen e sotme temë diskutimi ishte shpërndarja e dëftesave në sistemin parauniversitar. Vokshi i tha ministres Nikolla se dëftesat nuk janë shpërndarë, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj se Ministria e Arsimit ka pajisur me diploma të gjithë maturantët që kanë pasur kërkesë për të vazhduar studimet jashtë vendit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë