Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në Konventën e partisë së saj për Tiranën se sot rifillon aksioni politik i opozitës. Në fjalën e saj, Kryemadhi bëri një krahasim mes vitit 1991 dhe 2019, duke thënë se të dy këto vite kanë një të përbashkët, largimin e rinisë. Teksa kujtoi eksodin e madh të shqiptarëve më ’91-shin, Kryemadhi tha se “2019 si viti i fatkeqsisë natyrore që goditi Shqipërinë është edhe një nga vitet më të errta keq-qeverisese që kemi kaluar: Shpopullimi solli dhimbjen në familjen shqiptare, dëmtimin e saj, por edhe plakjen të menjëhershme të popullsisë”.
Gjatë fjalimit të saj, Kryemadhi përsëriti disa herë se janë shumica e këtij vendi dhe se paralajmëroi hapjen e partisë, duke ftuar të gjithë ato të rinj e të reja.
“Në eksodin e sotëm, ai që ishte dikur “Blloku i udhëheqjes” është zëvendësuar me Grupimin e Rilindjes, që janë pjesë apo përfaqësues të bandave kriminale që blejnë pushtetin me paratë e pista, që më pas pushteti tu shërbejë vetëm atyre. 2019 si viti i fatkeqsisë natyrore që goditi Shqipërinë është edhe një nga vitet më të errta keq-qeverisese që kemi kaluar: Shpopullimi solli dhimbjen në familjen shqiptare, dëmtimin e saj, por edhe plakjen të menjëhershme të popullsisë”, tha kryetarja e LSI-së.
Si një mision historik, LSI ka shpallur shërimn e Shqipërisë nga sëmundja e Rilindjes kërkon vizion.
“Kërkon aftësi. Kërkon profesionalizëm. Kërkon ndershmëri. E kush më mirë sesa ne të gjithë së bashku, që kemi vendosur Shqipërinë të parën, mund ta realizojë këtë. Për të ringritur Shqiperine, për të lartësuar Kombin, për të forcuar familjen shqiptare, ne duhet të çrrenjosim pushtetin e të paaftëve, mediokërve, arrogantëve, sharlatanëve dhe tradhëtarëve. Ne duhet të ringrëmë shtetin e specialistëve të zotë, profesionistëve të aftë që udhëhiqen nga dija, që besojnë vetëm tek ligji, dhe besnikërinë ndaj atdheut e kanë të shenjtë. Dhe ne së bashku mundemi ta realizojmë këtë aspiratë kombëtare. Shqipëria po lëngon padrejtësisht nga sëmundja e Rilindjes, ndaj shërimi i saj nuk pret. Duhet të ndodh Tani!”, theksoi Kryemadhi. Sa i përket minishengenit, kryetarja e LSI-së e cilësoi si një tradhti kombëtare.
“Boja i ka dalë edhe karagjozllëkut dhe vulgaritetit të Edi Ramës, qe e shiste si modernizëm. Ne e mirebësuam dhe me pas e nënvlerësuam si përpjekje të tij për të mbuluar padijen apo gabimet. Në fakt ajo ishte fasada e një plani të detajuar dhe të mirorganizuar,së bashku e i lidhur me një grusht njerëzish të fuqishëm dhe që rrënjët e tyre shtrihen në lobet antishqiptare. ..Nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jo-transparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Mini-shengen, duke perjashtuar dhe tradhetuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës. Po ndodh në kohën e Edi Ramës, që është zyrtarisht edhe ministër i jashtë i Shqipërisë, që disa vende po tërheqin njohjet për Kosovën. Ndërkohë, që miku më i ngushtë në rajon i tij është Aleksandër Vuçiç, që është arkitekt i revanshit kundër Kosovës”, tha më tej ajo.
Ndërsa bëri një prognozë të zymtë të vitit 2019, për LSI-në viti 2020 është ai i rezistencës dhe me një program të opozitës së bashkuar. ” Viti që sapo kemi hyrë, 2020, do të jetë viti i rezistencës dhe fitores së padiskutueshme në përballjen tonë me klanin e tradhëtarë të interesave kombëtare, me grupet e hajdutëve të votave, me uzurpatorët dhe shkatërruesit e ekonomisë së vendit, me krimin që ka fytyrën e Rilindjes sepse ne sot jemi shumica absolute e padiskutueshme e shqiptarëve. Kjo sëmundje e rëndë po e gërryen, po e asfikson, po i merr frymën, po e mpak dhe po e mplak Shqipërinë. Ndaj është detyrë patriotike e çdo shqiptari për të kontribuar në shërimin e kësaj të keqeje. Çdo orë dhe minutë është shumë e çmuar, prandaj për asnjë çast s’mund të flemë të qetë përballë Shqiperise që lëngon. Çdo sakrificë e jona nuk është asgjë për të shpëtuar Shqipërinë nga sëmundja e Rilindjes. Ne së bashku do të fitojmë pa asnjë diskutim përballjen me të sepse kemi shpirtin, kemi forcën, kemi idetë, kemi zgjidhjen! Sepse Ne sot jemi shumica absolute e shqiptarëve, që e duam dhe e kemi vendosur Shqipërinë të parën!”, theksoi Kryemadhi. Më pas kryetarja e LSI-së shpërndau disa karta të reja anëtarësimi për të rinjtë e reja që iu bashkuan kësaj partie.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.