Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekoruar ish-deputetin dhe diplomatin e shquar shqiptar, ish-ambasadorin Bashkim Zeneli, një ndër figurat historike të Partisë Socialiste, me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Motivacioni: “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar dhe veprimtarinë e gjatë e të spikatur në fushën e politikës së jashtme ku, si gazetar, publicist, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Ambasador, u ka shërbyer me përkushtim çështjes kombëtare e integrimit euroatlantike të Shqipërisë”.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ish-Presidenti, Rexhep Meidani, ministrat Fatmir Xhafaj e Pandeli Majko, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-ministra të Jashtëm, ambasadorë e deputetë.
Në fjalën e tij, Presidenti Meta u shpreh: Diplomati Zeneli figurë e shquar publike, kontribut të spikatur në politikën e jashtme. Kontributi i tij për pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm dhe historik. Ambasador Bashkim Zeneli, një mjeshtër i diplomacisë publike.
Bashkim Zeneli i u shpreh: Titulli “Mjeshtër i madh”, nder i madh dhe vlerësim për të cilin falënderoj Presidentin Meta. Këtë titull të lartë e ndaj me familjen dhe me të gjithë bashkëpunëtorët e mi. Do vijoj të kontribuoj pa u lodhur për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.