Politike

Antishpifja, kush votoi pro nga opozita dhe mungesat në radhët e PS-së

Në një seancë maratonë, të mërkurën Parlamenti votoi paketën “Antishpifje”, me 82 vota pro, 13 kundër dhe 5 abstenime. Në seancë kanë qenë prezent 105 deputetë, por një pjesë e tyre nuk kanë preferuar të votojnë dhe kanë braktisur seancën, ose janë larguar për arsye personale. Në këtë votim maratonë, vetëm për ndryshimin e ligjit “Për median audiovizive në Republikën e Shqipërisë” janë votuar 12 amendamente të propozuara nga ana e socialistit Taulant Balla, veç votimeve në parim dhe në tërësi. Në fletën e votimit të siguruar nga Gazeta “Si” rezulton se të paktën 9 deputetë të opozitës votuan pro paketës “Antishpifje”, Ata janë Arlind Çaçani, Arben Elezi, Kujtim Gjuzi, Halil Jakimi, Ligoraq Karamelo, Korab Lita, Krenar Rryçi, Klajdi Qama, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Suzana Topi, Kostaq Papa dhe Alban Zeneli. Pesë deputetë kanë abstenuar. Në mes tyre është deputeti i PS-së, Ditmir Bushati. Socialisti ka mbajtur një qëndrim kundër mazhoracës për votimin pro të kësaj paketa dhe kjo erdhi për shkak se vetë ish-ministri kërkoi që të mos kaloje për votim, por të rishikohet. Nga radhët e opozitës deputetët që abstenuan këtë nismë ishin Edlira Hysen, Edmond Rrush, Ylli Shehi dhe Besnik Troplini.
Por në këtë votim sipas fletës së votimit rezultojnë se kanë qenë pesë karta deputetësh prezent por që nuk kanë votuar.

Faksimile e fletës së votimi p

I pari është kryeministri Edi Rama, i cili nuk mori pjesë as në votimin e buxhetit të shtetit dhe paketës fiskale por edhe të dy nisma të “Antishpifjes”. Më pas janë Myslim Murrizi, Nikolin Staka, Andi Përmeti, Vasil Sterjovski dhe Halit Valteri. Deputetës e opozitës ishin të pranishëm në këtë seancë, por e bojkotuan atë në momentin e votimit të projektligjeve. Gjithashtu një akt të tillë e ndërmorën edhe deputetët e tjerë opozitës, si Rudina Hajdari, Erion Piciri dhe Ralf Gjoni. Por mungesa në këtë proces votimi ka pasur edhe në radhët e socialistëve.

Votimi i amendamenteve të Ballës, si pjesë paketës Antishpifje

Kështu socialistët Bashkim Fino dhe Fate Velaj nuk kanë qenë prezent në seancën e votimit të së mërkurës. Gjithashtu edhe Eleni Xhina, deputetja që u zgjodh nga lista e PDIU-së, por që tashmë është pjesë e mazhorancës. Rjedhja e votave nga ana e opozitës tregon se deputetët e kampit të djathtë që kanë marrë mandatet e lëna bosh nga PD-ja dhe LSI-ja nuk kanë unitet në qëndrimet e tyre. Në votimet e amendamenteve të propozuara nga Balla ka pasur raste që janë votuar me 85 vota. Kjo shifër është e mjaftueshme edhe për faktin se mund të ndikojë edhe në votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, në rast opozita e re nuk arrin atë që kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhore.

Votuan kundër
Arlind Çaçani
Arben Elezi
Kujtim Gjuzi
Halil Jakimi
Ligoraq Karamelo
Korab Lita
Kostaq Papa
Krenar Rryçi
Klajdi Qama
Artur Roshi
Krenar Rryçi
Zef Shtjefni
Suzana Topi
Alban Zeneli

Abstenim
Ditmir Bushati PS
Edlira Hyseni e pavarur
Edmond Rrushi (opozita)
Ylli Shehi i pavarur
Besnik Troplini i pavarur

Karta prezent që nuk votuan
Myslim Murrizi
Edi Rama
Nikolin Staka
Vasil Sterjovski
Halit Valteri

Deputetët që muguan dhe që ikën nga seanca
Adriatik Alimadhi
Amra Barova
Fatjona Dhimitri
Bashkim Fino (PS)
Fatmir Velaj (PS)
Gjetan Gjetani
Ralf Gjoni
Rudina Hajdari
Lefter Koka
Lefter Maliqi
Andi Përmeti
Erion Piciri
Enver Roshi
Eleni Xhina


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë