Politike

Propozimi i Bashës: jo taksa dhe fatura për të dëmtuarit nga tërmeti

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha me anë një të postimi në rrjetet sociale ka bërë sërish thirrje ndaj qeverisë për të zbatuar planin me 5 pika që ai parashikon me qëllim parandalimin e ndonjë krize ekonomike për banorët e zonave të prekur nga tërmeti si në qarkun e Durrësit
“Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve. Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste”, shkruan Basha.

Pesë pikat e planit të Bashës

Kryedemokrati propozon për të gjitha subjektet ekonomike të prekura nga tërmeti të merret masa për anulimin e taksës së pasurisë dhe të gjitha taksat dhe tarifat vendore për periudhën e rindërtimit. Gjithashtu si masë të dytë kërkon përjashtimi i taksës së të ardhurave për të gjitha subjektet që rinivenstojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit. Si propozim të tretë, kreu i PD-së kërkon pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuperimin e kërkesave.
“Përjashtim i TVSH në të gjitha materialet, lëndët e para dhe aktivet kapitale të përdorura për rikuperimin e dëmeve; Pezullim dhe anulim i pagasave të faturave të energjisë dhe ujit gjatë kohës së katrastrofës natyrore”, janë dy propozimet e Bashës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë