Politike

Basha në Borizanë: Asnjë inxhinier nuk ka shkuar për të parë situatën

Kryedemokrati Lulzim Basha vijon takimet me banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, që u shoqërua me 51 viktima.
Lideri demokrat ka qenë në Borizanë, pak kilometra larg Thumanës, dhe ka parë nga afër gjendjen.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ai thekson se në këtë zonë asnjë inxhinier dhe asnjë ekspert nuk ka shkuar për të parë situatën e rëndë.
“Ata që kanë mbetur jashtë vëmendjes janë shumë. Në Borizanë pak kilometra larg Thumanës, banorët që u janë dëmtuar shtëpitë kanë fjetur prej 1 jave nën streha plastmasi.
Familjet e dëmtuara presin vlerësimin e banesave nga ekspertë dhe inxhinierë, por deri më sot askush nuk ka ardhur.
Më thanë se po detyrohen të marrin borxhe sepse shteti nuk po kujtohet t’u vijë në ndihmë dhe nuk kanë ku të shkojnë.
Falënderoj kontribuuesit dhe donatorët që janë të vetmit që kanë shpërndarë ndihma në këtë zonë, dhe bëj thirrje për shtimin me urgjencë të grupeve të vlerësimit në terren me qëllim përmbylljen sa më parë të vlerësimit profesional të gjendjes së banesave. Koha nuk pret!”, shkruan kryedemokrati Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2796615397056290?__xts__[0]=68.ARD8UQBX6fYAHnGiIqZBdhe6mydOY0P8yoBfxwfrroe6NqnB_aB2uIlioYFI00g22IixYZrGrPwO2M-GunTdbKEugwPMiA7BM5bTz3fLKZwLRKp1TAd0zVJQM0RKfViC_9IlolyL0mxTawfN9cs7DOc-Kt_rJ-GwZnWRcroqfoxrt_ehwINSChWkbT8HhNyCN8y_DgEJboFe7IPUoiSCLwXWlZx4V1N5ox5k8_804kjaIvko07rcUIAlypFCnXEb3DftHcxTCOoGDRTzbaZSaquMFcWhr8l5OPqfeJbIEXnjKsg6xpshzJmoxsXzZms7Q_k-mgFYZryRvOk2TJ9GUzgsJA&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë