Zyrtarët më lartë të qeverisë së Kosovës po gjenden në Thumanë dhe në Durrës për të dhënë ndihmën ndaj Shqipërisë, e kjo vetëm me ndihmat e ushtrisë, por edhe u shprehur të gatshm pwr tw marrë familjarët e pastrehë për t’i strehuar në Kosovë. Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në qendrën e strehimit në stadiumin e Durrësit, ku u takua edhe me zv.kryeministrin në detyrë të qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli. Në bashkëbisedimin me Pacollin, kryeministri ka diskutuar edhe për debatet në lidhje me taksën për rrugën e Kombit prej 5 uerosh. Kryeministri i ka kërkuar ndihmë Pacollit që të sqarohet çështja e kësaj takse dhe të mos lejohet të abuzohet në lidhje me këtë situatë, pasi tarifa e rrugës është detyrim për të gjithë dhe ajo nuk është diskriminim, por paguhet në të dy anët e kufirit. Kryeministri tha se nëse vjen me zemër dhe më mendje për të dhënë ndihmë, ato 5 euro sipas tij janë një kontribut për shtetin. Kreu i qeverisë tha se pas këtyre zërave ka “ustallarë” që sipas tij e fryjnë këtë situatë, por ai ka thënë se me ata do merret në një kohë të dytë, pasi tani do merret me qytetarët.
“Mirë do ishte t’i sqaronit njerëzit se tarifa të rruga është detyrim i të gjithëve, shërbim për rrugën dhe sigurisë dhe detyrimin për shtetin. Nëse vjen me zemër dhe mëndje për të dhënë një ndihmë më shumë se sa ato 5 euro, ato 5 euro nuk janë diskriminim, ato paguhen në të dy anët e kufirit. Ato 5 euro janë kontribut për të gjithë, por edhe për shtetin dhe vetveten. Unë e di si diskutohet, ka ustallarë që i fryjnë këto, por s’është koha për t’u marrë me ustallarët, por duhet të merremi me qytetarët tani”, tha Rama.
Zv.kryeministri i Kosovës nga ana e tij, ka vlerësuar deklaratën e Ramës, duke u shprehur se këto qëndrime cilësohen si banale, në një kohë kur kontributi duhet të jepet akoma më shumë. “Shumë banorë e diskutojnë për atë. Ai është kontribut, por për mua një debat i tillë është banal”, theksoi Pacolli.
Por në disa deklarata Rama është përplasur me vetë numrin dy të qeverisë, që me dashamirësi e thirri si “baca Behgjet”. Zv.kryeministri kosovar i u shpreh i gatshëm që të kontribuojë me marrjen e 200 familjeve në Kosovë. Por kryeministri me politesë e refuzuar një ndihmë të tillë, duke e cilësuar si më të mirë të mundshme që banorët të qëndrojnë brenda këtij perimetri, pasi edhe fëmijët duhet të shkollohen. Për Ramën qytetarët do të qëndrojnë në hotele dhe se vendet janë të gatshme. Por ndërsa Pacolli iu shpreh i gatshëm për të kontribuar për ndërhyrjet mjekësore, Rama sërish iu kundërpërgjigj se ka marrëveshje me Turqinë, Malin e Zi, Francën e shtete të tjera. I vetmi kompliment që Rama bëri ndaj Kosovës ishte ai për trupat ushtarake të Kosovës, që i cilësoi si fantastike të mundshme, e që në dukje harroi të përmendte kryeministrin e Ramush Haradinaj. Ndërsa vetë Pacolli nuk ngurroi të shprehte disi vërejtje për mënyrën e organizimit për të prekurit nga tërmeti. E për këtë çështje Rama i dha të drejtë, duke u shprehur se për këtë është kërkuar që të të gjitha ndihma dhe lekët të shkojnë në një drejtim edhe jo të bëhet një rrëmujë në këtë drejtim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.