Komisioneri Europian, Johannes Hahn, para se të dalë në skenë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, ka theksuar edhe njëherë se e ardhmja e rajonit do të jetë Bashkimi Europian.
Në një intervistë me “EWB”, Komisioneri Europian për Negociatat e Zgjerimit deklaroi me zë të lartë se dyert e BE-së do të hapen vetëm kur gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë vendosur nën sundimin e plotë të ligjit. Me fjalë të tjera, përparimi në sundimin e ligjit është ai që do të përcaktojë ritmin e të gjithë procesit të negociatave. Vendet që dëshirojnë të bashkohen me BE-në duhet të sigurojnë sundimin e ligjit jo vetëm për “Brukselin”, por edhe për qytetarët e tyre, të cilët dëshirojnë të jetojnë në vende me sisteme dhe institucione të forta dhe demokratike, ku respektohen të drejtat e pakicave, ku individët dhe bizneset mund të mbështeten te gjyqësori i pavarur, dhe ku korrupsioni parandalohet dhe hetohet në mënyrë efektive. Kjo është ajo që qytetarët e Ballkanit meritojnë dhe presin nga qeveritë e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.