Presidenti do të organizojë sot pasdite ceremoninë e betimit të tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke mos ftuar Arta Vorpsin. Presidenca bën të ditur se do të organizojë ceremoninë e betimit të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Në këtë ceremoni që zhvillohet jo njëherësh, por në orare të ndryshme, e para është Elsa Toska, anëtarja e zgjedhur nga Kuvendi. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në ora 19:00. Radha i vjen Marsida Xhaferllarit në ora 19:30, e cila është zgjedhur dje me dekret të presidentit. Fjona Papajorgji është anëtarja e tretë që është thirrur për t’u betuar, e zgjedhur të hënën nga Parlamenti. Vendimi i marrë nga Kuvendi për Papajorgjin dhe Toskën është botuar në Fletoren Zyrtare, në një kohë që për Xhaferllarin nuk ka ende ndonjë publikim nga Qendra e Botimeve Zyrtare.
Presidenti në këtë ceremoni betimi ka ftuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni.
Meta qartazi ka kontestuar qëndrimet e KED-së dhe të Parlamentit se Arta Vorpsi është anëtarja e re Kushtetueses e zgjedhur nga Presidenti. Vorpsi më herët kishte u paraqit para noteres Miranda Xhemalçë për të kryer aktin e njohjes si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar edhe si një kryerje të betimit. Kjo pavarësisht se ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” përcakton se ky proces realizohet përpara Presidentit të Republikës.
Para presidentit u betua edhe anëtari i ri Kushtetueses, Besnik Muçi i zgjedhur po nga kreu i shtetit me anë të dekreti. Në këtë ceremoni betimi kanë qenë prezent edhe përfaqësuesit të trupit diplomatik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.