Politike

FOTO “HISTORIKE” – Dera nga ku u ngrit Gjykata Kushtetuese

Kjo foto, pas disa vitesh mund të hyjë në histori si një ndër fotot që tregojnë momentet, apo vendet ku është bërë historia. Është një derë e vogël që të fut si qytetar në zyrën e një noterje, por mund të të nxjerrë prej andej si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

“Gallatës” së interpretimeve politike të Kushtetutës mbi zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me apo pa dashje iu bashkua këtë të enjte (14 nëntor) edhe kandidatja, apo e emëruara Arta Vorpsi, që përmes një akti noterial, pikërisht në këtë zyrë “u betua” si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Sado e çuditshme mund të tingëllojë sot, zyra e noteres Miranda Xhemalçe mund të hyjë në histori si vendi nga ku doli një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të ngritur pas reformës historike në drejtësi të 2016.

Pesha historike e fotos ndoshta nuk do të jetë e njëjtë, por ajo do të radhitej në listën e imazheve të tjera nga momente historike të shtetndërtimit shqiptar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë