Uilli Ueber, zbuluesi i talenteve që e çoi Mikael Shumakerin nga një anonim te 7 titujt kampion bote, akuzon bashkëshorten e ish-pilotit gjerman se nuk thotë të vërtetën. Sipas tij, ajo ka frikë se do të zbulohet gjendja reale e bashkëshortit.
Ueber është njeriu që e zbuloi Shumakerin dhe e futi në botën e Formulës 1 dhe për një kohë të gjatë ka qenë menaxheri i tij. Por ai nuk e ka takuar Mikael Shumakerin prej 6 vitesh, që në fund të 2013-ës, kur kampioni i botës pësoi atë incident të tmerrshëm teksa bënte ski në Francë dhe gjithmonë e më tepër gjendja e tij është bërë e mistershme. Gjatë një interviste për gjermanen “Express.de”, Uber ka pohuar se është bashkëshortja e Shumakerit, Korina, e cila nuk e ka lejuar ta shohë mikun e tij të vjetër.
“Di që Mikael u dëmtua rëndë në atë incident dhe asgjë më shumë, – ka thënë Ueber. – Nuk e di, nëse ka bërë progres me rehabilitimin apo jo. Do të doja shumë ta takoja, t’i shtrëngoja dorën, por Korina nuk më ka lejuar. Ka frikë se zbuloj të vërtetën për gjendjen e Shumakerit dhe e them publikisht”. Edhe pse Ueber nuk e ka takuar ish-pilotin pas icidentit, është i bindur se ai do ta marrë veten. “Besoj shumë në shërimin e Mikaelit, sepse e di që është një luftëtar. Edhe nëse ka një mundësi, do ta shfrttëzojë. Nuk mund të jetë ky fundi. Lutem çdo ditë për të dhe jam i bindur se do ta shohim sërish”, – ka përfuduar Ueber.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.