Politike

Atentati/ Salianji: E kemi denoncuar Muharremin si të lidhur me PS-në që në zgjedhje

Për atentatin e ndodhur një ditë më parë në Shkozet të Durrësit ku mbetën të plagosur tre persona ka reaguar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Në një reagim të tij, Salianji fokusohet te i plagosuri Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi” e që sipas tij, ky person me rekorde kriminale ka lidhje me Partinë Socialiste, duke theksuar se autoriteti i shtetit ështē vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar.
“Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individe me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama. Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme jo vetëm që nuk arrestohej por kontrollon zona influence në administrate publike. Parimi ështē i qartë: ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike, asetet, burimet natyrore dhe trajtimin e popullsisë si skllevër. Sot konflikti ështē mes bandave që mbështesin Ramën dhe kur qeveria behet palë me njërën tjetra ka guxim dhe të kërkoje eleminim fizik!”, shprehet Salinaji.
Më tej ai thekson se PD-ja në vitin 2015 ka denoncuar me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pëllumb Muharremi dhe Bert dhe Gëzim Hoxha, të tre në krye të një strukture kërcënonin me armë mbështetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcënuan me jetē çdo përfaqesues të PD në komisione duke lënë bosh shumicën e komisioneve në ish Bashkinë Sukth!
“Ne i denoncuam në fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavarësisht urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria ata vazhduan të qetë fushatën kërcënuese! Pas zgjedhjeve si shpërblim Bert Hoxha u emërua administrator i Njësisë Sukth si shpërblim për vjedhjen e votave. “ Prandaj gangesterët marrin guximin të ngrenë dorën ndaj punonjësve publikë! Ne nuk i harrojmë, me forcën e ligjit do ti shtypim bandat dhe mafian që po i pinë gjakun Shqipërisë dhe po e bëjnë të pabanueshme për qytetarët!”, thekson Salianji në reagimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë