Kryetari i partisë së minoritetit, PBDNJ-së, Vangjel Duke ka shfrytëzuar vizitën zyrtare të kryeministrit Edi Rama në Greqi për të mbajtur një qëndrim të fortë kundër shefit të qeverisë shqiptare. Pikërisht në ditën kur Rama do të takohej me kryeministrin grek Micotaqis, Dule nëpërmjet rrjeteve sociale do të do kërkonte largimin e shefit të qeverisë shqiptare. Kreu i PBDNJ-së, Dule tashmë rreshtuar në koalicionin opozitar ka mbajtur tre postime rresht në rrjetet sociale, duke i kujtuar Ramës aktet e dorëheqjeve të homologëve të tij e ku në mes tyre listës së përmendur është edhe Aleksis Tsipras.
“Gjatë 6 muajve të fundit: Kancelari i Austrisë Kurz, pas publikimit të një video-skandali të zv/kancelarit, shpalli zgjedhje te parakohshme. Tsipras, pasi partia e tij Syriza humbi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërmorri të njëjtin akt. Fillimisht Theresa May dha dorëheqje, ndërsa tani pasuesi i saj, Boris Johnson shpalli zgjedhje te parakohshme ngaqë dështuan me Brexit. Edhe Zaev në zgjedhje para 10 ditësh pas -Jo-së për negociatat. Sot, pas protestave disaditore, edhe Hariri i Libanit dha dorëheqje”, shkruan Dule në rrjetet sociale.
Ndërsa mesazhi i tretë është me ironik me Ramën, ku shkruan se “Vetëm Timonierin tonë të Madh nuk ka dështim a skandal që e tut! I mbërthyer me dhëmbë dhe thonj pas karriges!”.
Rama u takua të martën paradite me Micotaqis, një takim i parë pas marrjes së detyrës së kryeministrit grek. Në këtë takim pjesë e diskutimeve janë çështjet që cilësohet si paketë, ajo e Paktit Detar, që njihen ndryshe edhe Zonat Ekonomike Ekskluzive, pronat e komunitet shqiptar çam, njohja e patentave. Mes Shqipërisë dhe Greqisë është pezull dokumenti strategjik i fqinjësisë së mirë, i firmosur në vitit 1992 pikërisht nga babai i kryeministrit aktual, në kohën kur në pushtet ishte kryeministri Sali Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




