Ish-kryeministri Sali Berisha, lideri historik i së djathtës mbush sot 75 vjeç. Në këtë ditë të shënuar nuk ka munguar as urimi i presidentit Ilir Meta, i cili siç e ka deklaruar publikisht se “doktorin e pikë të dobët”.
“Gëzuar ditëlindjen doktor Berisha! Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi! Për Ju ka vetëm një stinë: pranverë”, shkruan Meta në statusin në rrjetet sociale që e shoqëron me një foto me një buqetë të trëndafilëve të bardhë. Mësohet se presidenti i ka dërguar edhe një shishe verë Kallmet si dhuratë ish-kryeministrit, i cili konsumon vetëm këtë pije.
Vetë ish-kryeministri Sali Berisha kishte shkruar një status për 75-vjetorin e lindjes, duke përmendur edhe ai stinët, si vjeshtën dhe pranverën.
“Miq, sot 75 vjeç! E para qe buron nga shpirti im këtë dite është mirënjohja e pakufishme ndaj familjarëve të mi të dashur, miqve të ngushtë, shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorëve të çmuar për dashurinë, sakrificat, miqësinë dhe ndihmesën e tyre tejet të vyer që kanë dëshmuar ndaj meje në çdo kohë dhe çdo stinë dhe kanë bërë të mundur këto 75 vite te jetoj në realitetin e ëndrrave të mia më të guximshme. Ndjehem pafundësisht i lumtur, i privilegjuar dhe i bekuar nga Zoti që pata dashurinë, miqësinë, mbështetjen e tyre! Se fundi miq, këtë dekade unë kam pasur kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë të udhëtojë në vjeshtën e jetës time. Falënderoj Zotin që me fuqinë dhe vullnetin e tij e ka bërë këtë vjeshtë të bukur si një pranvere të dyte për mua!”, shkruan Berisha në statusin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.