Biznes

Cigaret me foto “horror”- Eksperti Tushaj kundër: Rrit informalitetin

Nisma e ndërmarrë nga ana e deputetit socialist Ilir Beqaj për të mos lejuar shitjen e paketave të cigareve pa fotot që tregojnë dëmtime të shëndetit nga duhanpirja shihet me një kosto nga ana e ekspertëve që merren tregtinë e duhanit. Përparim Tushaj, konsulent i pavarur i tregtisë së duhanit në një intervistë për Gazeta “Si” thekson se ndërhyrjet e shpeshta tregojnë pasiguri për biznesin që ushtron aktivitetin në këtë fushë dhe se për më tepër problem në Shqipëri është shitja e jashtëligjshme e cigareve që zënë sipas tij, 30 për qind të tregut dhe që ka jo pak kosto financiare për buxhetin e shtetit.

Një i ri duke tyrmosur një cigare. Foto Arben Çeli


Doja të dija qëndrimin tuaj në lidhje me nismën më të fundit të paraqitur në Parlament nga deputeti i PS-së, Ilir Beqaj për ligjin për Duhanin. Si e shihni ju këto propozime dhe a dëmton kjo industrinë e tregtimit të cigareve?
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një seri amendamentesh për ligjin e duhanit në Korrik të këtij viti. Këto amendamente janë diskutuar për më shumë se 6 muaj me grupet e interesit. Mendoj që ka qenë kohë e mjaftueshme për të paraqitur çfarëdo propozimi tjetër. Bizneset në përgjithësi duan parashikueshmëri dhe stabilitet të sistemi legjislativ, ndërkohë që vetë amendamentet e miratuara në korrik kërkojnë gjithashtu ndryshime të mëdha në paketimin e produkteve të duhanit. Në këtë fazë, as prodhuesit e duhanit dhe sa ministria nuk kanë filluar akoma zbatimin e kërkesave të këtyre ndryshimeve, gjë që tregon qartë se është shumë e parakohshme ti hysh një debati tjetër para se të kuptohet se çfarë efekti do të kenë ndryshimet e miratuar së fundmi.
Një këndvështrim tjetër me rëndësi është edhe tregtia e paligjshme e cigareve dhe produkteve të duhanit në të gjithë vendin. Nga të dhënat e botuara në shtyp, del se kjo tregti e paligjshme është më shumë se 30% e konsumit total, që në shifra do të thotë se qeveria nuk arrin të mbledhë rreth 50 milion euro taksa nga duhani çdo vit. E sigurt që kjo tregti e paligjshme nuk zbaton asnjë ligj, jo më të përdorë paketimet sipas standardeve. Kështu që, ndryshime tjera shtesë për produktet e ligjshme do të stimulojnë dhe rrisin tregtinë e paligjshme. Shpresoj sinqerisht që Kuvendi dhe Qeveria do ta marrin në konsideratë këtë efekt dhe nuk do ta përkrahin këtë nismë.


Në amendament propozohet që këto detyrime të vihen në zbatim në vitin 2020, pra ambalazhim dyngjyrësh dhe pictorials (foto paralajmëruese). Nëse miratohet a është kohë e mjaftueshme kjo për ju firmat?
Ne jemi informuar që zbatimi është parashikuar nga data 1 janar 2022. Ne besojmë që kjo periudhë është shumë e shkurtër për të arritur të dy objektivat: zbatimin e ndryshimeve legjislative dhe adresimin e tregtisë së paligjshme.

Tre muaj më parë është ndryshuar ligji i duhani nga qeveria dhe tani propozohet sërish a do të ketë impakt financiare ndaj kompanive?
Është e kuptueshme se çdo ndryshim i produkteve ka dhe një faturë financiare. Megjithatë, besoj se ndikimin më të madh që sjell çfarëdo ndryshimi i shpejtë e kompleks, është inkurajimi në rritje i tregtisë së paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë