Lajme

Bushati propozon tre emra për ambasadorë

Të hënën në orën 12:00 pritet të mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore me 3 kandidatë për ambasadorë, në Danimarkë, Moldavi e Mal të Zi.

Përpara Komisionit të  Politikës së Jashtme të drejtuar nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, këta tre kandidatë pritet të japin sqarime për karrierën e tyre.

Në rendin e ditës të këtij komisioni parashikohet:

1. Seancë dëgjimore me:

– Znj. Elida Petoshati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Mbretërinë e Danimarkës;

– Znj. Donika Hoxha kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Bullgarisë, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Moldavisë, jorezident;

– Z. Ridi Kurtezi kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Malit të Zi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë