Ekonomi

Edhe ekonomia europiane e kërcënuar nga kriza

Guverantori i Bankës Qendrore të Finlandës Olli Rehn, me një të pulitur të qepeallave e pazakontë për pozicionin e tij përgjithësisht më të ekuilibruar, paralajmëron që paketa e masave stimuluese për një politikë monetare më akomoduese, në mbledhjen e ardhshme të Bankës Qendrore Europiane më 12 shtator do të shkojë përtej pritshmërive të tregjeve, do të jetë "e dukshme dhe me impakt të gjerë". Në një intervistë për Wall Street Journa, raporton gazeta “Si”, Rehn konfirmon uljen e normave bazë. Tregjet kanë reaguar menjëherë:  rendimenti i obligacioneve 10 vjeçare ka prekur një minimum të ri -0,688% dhe BTP dhjetëvjeçare ka rënë në 1,375%, nivel që nuk shihej që prej tetorit 2016.

Rehn, një prej kanidatëve të favorizuar për të marrë vendin e Mario Draghi por që në fakt do t'i shkojë Christine Lagarde, është shprehur se ngadalësimi i ekonomisë botërore ështëie tillë saqë do të bëjë Bankën Qendrore Europiane të deklarojë një paketë masash që do të përfshijë një program të ri blerjesh “të rëndë dhe të mjaftueshëm”: parashikimet e tregut variojnë tek rreth 30-50 miliardë blerje neto në muaj por përtej dimensioneve mujore ajo që ka rëndësi është ndikimi i përgjithshëm që nëse do të ishte më pak se 500 miliardë, do të zhgënjente pritshmëritë. Rehn tha se blerja e aksioneve nuk është e përjashtuar apriori, por gjithçka do të varet nga raporti i komitetit të ekspertëve që në mbledhjen e shtatorit do të vlerësojë të mirat dhe të këqijat e të gjitha masave të reja.

Ulja e normave: deri në ç’pikë?

Sa i përket uljes së normave të interesit, ajo e depozitave -0.40%, Rehn konfirmoi që kjo masë është pjesë e paketës së diskutuar në mbledhjen e Këshillit Drejtues në Shtator. Tregu pret të paktën një ulje prej 0,10%, por ajo që vërtet është me rëndësi, është të kuptoni nëse do të jetë e para e një serie shkurtimesh dhe deri në çfarë mase institucioni është i gatshëm të shkojë: qarkullojnë parashikime që norma e depozitave të shkojë në -0 , 70%.

"Kur merreni me tregje, është më mirë të shkoni përtej pritshmërive të tyre dhe të mos i zhgënjeni, është më mirë të keni një paketë masash shumë të forta stimuluese sesa të kufizoheni në rregullime të shkëlqyera," shpjegoi Rehn duke shtuar se paketa do të të tejkalojë pritshmëritë e investitorëve.

Rreziqet që kërcënojnë ekonominë europiane rriten

Rehn vendosi paketën e masave të Bankës Qendrore Europiane në një kontekst që e shoqëron me një gamë të gjerë rreziqesh që po kërcënojnë ekonominë në Europë, përfshirë situatën e paqëndrueshme politike në Itali, ngadalësimin ekonomik në Kinë, paqartësitë në lidhje me ekonominë globale të shkaktuara nga tensionet e luftës tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës dhe më në fund mundësia e një Brexit të vështirë. Sipas Rehn, perspektivat për rritje ekonomike në Europë janë përkeqësuar gjatë dy viteve të fundit dhe ky përkeqësim "justifikon veprimin e mëtejshëm të politikës monetare, dhe kjo është ajo që ne synojmë të bëjmë në shtator".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë