Lajme

Arrestohen 5 përdorues kokaine

Pesë të rinj nga Valiasi u kapën gjithashtu duke konsumuar kokaine në lokalin Alpet, i ndodhur në Kamëz. Në tavolinën ku të dyshuarit u prangosën u gjet një sasi e vogël kokaine, një pjatë dhe disa karta telefonike. Antidroga sekuestroi edhe një kartë  Wester Union me mbetje kokaine që dukej përdorej nga klientët.

Të arrestuarit janë Genci Muja, Enzo Cako,Xhevahir Selmani, Oldian Sadikaj dhe Bardhok Palaj. Në tavolinën e tyre kishte ngelur pas konsumit vetëm 0.4 gramë kokainë, ndërkohë që nuk jepen detaje se cili prej të prangosurve ishte " ofruesi" i kokainës


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë