Audi do të sjellë modelin A6 Allroad, që është i fuqishëm, me nivel të lartë luksi dhe teknologji moderne.
“Po e shihni Audi A6 Allroad, këtu fillon aventura” është thënë në raportin, ku konfirmohej lançimi i këtij modeli për të gjitha terrenet, në një të ardhme të afërt. Data se kur do të prezantohet, apo çmimet që do t’i ketë ky model i vitit 2020, nuk janë bërë të ditura ndërsa në ueb-faqen e Audi, është lënë mundësia e para porosisë.
Sipas të gjitha gjasave, Audi A6 Allroad do ta ketë motorin 3.0 litra që prodhon 335 kuaj fuqi, të përdorur nga A6 sedan
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.