Edhe një tarifë tjetër u shtohet xhepave të qytetarëve shqiptarë. Çdo kush prej nesh që do të përshkojë autostradën Tiranë-Durrës dhe anasjelltas do të pagojë tarifë shërbimi.
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri, Edi Rama duke thkesuar se “Rruga Tiranë- Durrës duhet rindërtuar dhe zgjeruar, studimi përfundon në korrik.Kjo rrugë do të kalohet me sistem pagese. Qëllimi është për të rritur kontaktin me Durrësin dhe rindërtimin e shfrytëzimin pa pagesë të rrugës së vjetër Tiranë-Ndroq-Plepa. Po ashtu standardizimi i rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhinë. Së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin, që hap rrugën e një numri të caktuar ndërhyrjesh në infrastrukturës hekurudhore, duke fuqizuar portin e Durrësit për të ndikuar në ekonomi” tha kryeministri.
Kryeministri deklaroi gjithashtu se edhe shëtirorja e Durrësit do të transformohet me të njëjtin standard si të Himarës dhe të Vlorës,
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.