Rama u shpreh se brenda 5 viteve, numri i turistëve që mund të vizitojnë Shqipërinë, mund të shkojë në 10 milionë.
“Vitin e kaluar nga turizmi ka pasur 42 mijë të punësuar. Në 10 vitet e ardhshme presim që të shkojë në 250 mijë”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Durrës me të punësuarit në turizëm. Rama u shpreh se brenda 5 viteve numri i turistëve që mund të vizitojnë Shqipërinë mund të shkojë në 10 milionë. Por për të arritur objektivat, sipas tij duhen investime, ndërsa mori shembullin e Malit të Zi.
Shqipëria është ende peng i prapambetjes së profesioneve dhe zanateve që i duhen tregut të punës. Ata që mbarojnë arsimin profesional kanë mundësi për të hyrë më shpejt në punë. Ne nuk mund të rrisim rrogat sa kemi dëshirën, por një familje dhe një vend që jeton jashtë mundësive të veta përvëlohet pastaj. Duhet të jetojë brenda mundësive të veta.
Vende pune ka për financier, teknologë dhe ekonomisë, por puna nuk vjen të shtëpia që të thotë ‘çohu nga gjumi të pimë një kafe një herë dhe të shohim ca do bëjmë’. Në sektorin e turizmit ka një potencial të jashtëzakonshëm. Këtu janë ardhur 6 kuzhinier turq, ndërsa ne menduam për 20 e ca vite vetëm si për juristë. Edhe Mali i Zi është para nesh, se këtu u lejua kaosi në vijën bregdetare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.