Lojëra me Dore

NBA, Golden Stejt pret biletën për në çerekfinalet e play off

Edhe kampionët në fuqi të kampionatit amerikan të basketbollit, Golden Stejt kanë siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të play off-it. Uorriërs mposhtën me rezultat të përgjithshëm, 4-2 Los Anxhelos Klipërs dhe tashmë vijojnë rrugën drejt misionit për të mbrojtur titullin kampion.

Nuk pritje që përballja mes këtyre dy ekipeve të shkonte deri në sfidën numër gjashtë, por ekipi i dytë nga Los Anxhelosi ia doli që të bënte shumë mirë, duke e vënë në vështirësi Uorriërs. Në përballjen e kësaj të premte Uorriërs fitoi pikërisht në mitikun “Staples Center”, ku Klipers besonte se mund të bënte mrekullinë. Por forma e shkëlqyer e Kevin Durant dhe Stefën Kërri bën që Golden Stejt të vazhdojë më tej në raundin çerekfinal të play off-it. Fitorja me shifrat 110-129 ishte dhe një sinjal për rivalët e tjerë të NBA që nuk do e kenë të lehtë për t’ia marrë fronin Uorriërs.

Në raund tjetër kampionët në fuqi do të përballen me Hjuston Rokets, ku nuk besohet që të has në shumë vështirësi. Tashmë bëhen 7 ekipe në çerekfinalet e NBA dhe dilema e vetme është ajo mes San Antonio apo Denver, cila do sfidojë Portland.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë